Të dy objektet të kapura nga imazhet satelitore, njëri prej të cilëve 24 metra, ka të ngjarë të jenë pista më e mirë aktuale, bënë të ditur disa zyrtarë australianë.
Kryeministri i Australisë Tony Abbott foli në parlament për informacione të reja dhe të besueshme, të bazuara në të dhëna satelitore, objekte që mund të kenë lidhje me kërkimet.
E kritikuar për administrimin e krizës, hezitimin dhe informacinet kontradiktore, Malajzia këmbënguli gjithashtu në nevojën e verifikimit të llojit të objekteve të interceptuara në jug të Oqeanit Indian, rreth 2 500 kilometra në jugperëndim të qytetit australian Perth.