Takimi është zhvilluar në zyrën e ministres së Mbrojtjes, ndërsa në fokus të diskutimeve kanë qenë dosjet e dorëzuara në Prokurorinë e Përgjithshme nga Kodheli, për ish-ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami.
Në muajin dhjetor ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, dorëzoi në Prokurori dosjen e abuzimeve të paraardhësit të saj, Arben Imami dhe disa zyrtarë të tjerë.
Ish-ministri Arben Imami akuzohet për konsumin e veprës penale ‘shpërdorim detyre’, ‘shpërdorim i kontributeve të dhëna nga shteti’, si dhe ‘shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankand publik.