Aktivitetete të shumta janë duke u zhvilluar në qendrën e qytetit, ndërsa nuk mungon edhe ëmbëlsira tradicionale e Ditës së Verës, ballokumja.
Ashtu siç e ka bërë traditë prej disa vitesh edhe Tirana do festojë sot Ditën e Verës. Festa do të mbledhë mijëra qytetarë në shëtitoret dhe rrugët e kryeqytetit. Ndryshe nga vitet e tjera këtë vit përveç aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës, një sërë aktivitetesh për festimin e kësaj dite janë organizuar edhe nga Qeveria. Kjo e fundit nëpërmjet angazhimit të 4 Ministrive publikoi një kalendar festimesh, ndërsa Bashkia e Tiranës ka kalendarin e vet të aktiviteve si në çdo vit festimi të kësaj dite.
Sipas bashkisë së kryeqytetit axhenda e festimeve do të jetë e ngjeshur dhe secili mund të gjejë këndin që i përshtatet për të gëzuar këtë ditë.
Sheshet kryesore, parku i Liqenit Artificial, por edhe institucionet kulturore do të presin të gjitha grupmoshat, pasi është menduar që pjesë e atmosferës të jenë koncertet me artistët më të njohur në vend, por edhe organizimi i shumë lojërave popullore.
Ndërkohë që panairit “Bli dhe prodho shqip” i janë shtuar edhe disa elementë të rinj. Këtij panairi do i bashkohen edhe trevat shqiptare si Maqedonia, Mali i zi, Kosova, etj.
Historia e 14 Marsit
Qe ne kohet antike, tempulli i 14 Marsit, festa e Dites se Veres, ka qene ne qytetin e Elbasanit. E quajtur ndryshe si dita e largimit te dimrit, kjo feste ka krijuar tashme traditen e saj jo vetem tek banoret e qytetit te Elbasanit, por edhe ne qytete te tjera te vendit, vecanerisht ne Tirane.
Zanafillen, “Dita e Veres” e ka ne faltoren Zana e Cermenikes, e ndertuar ne rrethinat e qytetit te Elbasanit, e cila ishte perendesha e gjuetise, pyjeve dhe e te gjithe natyres.
Sipas gojedhenes, kjo zane dilte nga faltorja e vet diten e 14 marsit. E trasheguar brez pas brezi, kjo feste popullore eshte nje dite, e cila sot identifikon edhe vete qytetin e Elbasanit, i njohur ne Shqiperi per tradita te vecanta kulturore.