Kështu është shprehur kryetari i Kuvendit Ilir Meta gjatë fjalës së mbajtur në Universitetin Bujqësor të Kamzës me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit.
Ndërsa e cilësoi bujqësinë si sektor mjaft të rëndësishëm për zhvillimin e vendit, Meta u shpreh kërkohen masa konkrete për zhvillimin e saj.
“Të pranosh realitetin dhe ta shohësh atë me sy qortues është hapi i parë i domodoshëm në rrugën për ta përmirësuar dhe ndryshuar atë. Sot ju dhe profesorët tuaj keni mundësii krejt të ndryshme dhe shumë të më mëdha sesa ishin 2 dekada më parë. Ekonomia bujqësore ka rëndësi vendimtare për zhvillimin e vendit tonë. Shqipëria një vend me pasuri të jashtëzakoshme ujërash është një vend që importon masivisht prodhime bujqësore dhe blektorale. Është një vend që importon gati gjashtë herë më shumë sesa eksporton. Ndaj bujqësia ka nevojë urgjente për reforma të mençura dhe të shpejta të cilat e shpërblejnë mundin dhe investimet në të. Ka nevojë për plane konkrete për nxitjen e prodhimit vendas . Bujqësia është ende një burim i paçmuar” tha Meta ndërsa shtoi se studentët e këtij universiteti do jenë specialistë të gjitha fushave të bujqësisë.