Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit janë arresuar në flagrance edhe tre autorët e vjedhjeve të cilët janë Florenc Mahmudi 20 vjeç nga Elbasani, Fatmir Braho 23 vjeç nga Cërriku dhe Albion Shahu 32 vjeç nga Kuçova.
Sipas policisë të tre të arrestuarit janë me precedentë penale pasi kanë qenë të dënuar edhe më parë për vjedhje.
Mësohet se tre autorët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë muajve të fundit kanë vjedhur 14 banesa në Dropull dhe kryesisht në fshatrat Terihat, Dhuvjan, Jergucat dhe Bularat duke krijuar panik tek banorët e kësaj zone.