“Persona të paidentifikuar kanë hapur me forcë një dritare në katin e dytë dhe në katin e tretë është dëmtuar dera e zyrës së protokollit (sekretarisë)”. Kështu thuhet në njoftimin për shtyp të policisë së Durrësit.
Personat e paidentifikuar kanë hyrë në bashkinë e këtij qyteti gjatë orëve të natës. Dhunimi i zyrave të sa është konstatuar nga punonjësit mëngjesin e sotëm.
Keqbërësit kanë dëmtuar derën e sekretarisë, por nuk rezulton ndonjë dokument apo material i grabitur.



