Gjatë aktivitetit, merrnin pjesë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Jernoim Baze, Drejtori i Arkivit të Forcave të Armatosura Xhek Ndoi, si dhe punonjës të arkivit qëndror të Forcave të Armatosura.
Në fjalën e saj, Ministrja e Mbrojtjes, tha se “ky arkiv është memoria e Forcave të Armatosura, memoria është histori dhe që të mos deformohet historia duhet të ruhet. Unë kërkoj nga ju më shumë përkushtim dhe ide, sesa rutina e viteve të deritanishme. Sillni ide, projekte, kemi nevojë për mendime efiçente, me propozoni si do ta mbani të shpluhurosur arkivin qëndror të FA-së. Nuk duhet të shihet si oaz i qetë për të dalë në pension, duhet të shërbejë për publikun, duhet të lartësojë kërkimin shkencor”, tha Kodheli.
Në 50-vjetorin e krijimit të Arkivit Qëndror të Forcave të Armatosura, ministrja Kodheli kërkoi nga punonjësit e këtij institucioni më shumë përkushtim e ide të reja. Sipas Kodhelit, ruajtja e këtij arkivi shërben për të ruajtur historinë.
“Bashkëpunoni me partnerë homologë, për të lartësuar një institucion siç është arkivi i FA-së, që të na japë të drejtën të themi që ne ishim aty për t’i lëmë brezave një gjë më të mirë”, ka shtuar Kodheli.
Xhek Ndoi, Drejtor i Arkivës Qendrore të Forcave të Armatosura, në fjalën e tij tha se arkiva është nevoja e shtetit, e brezave, pasi në to gjenden gjurmët e ecurisë së një vendi dhe kështu kthehet në pasuri për brezat.