28 vjet burg për dy shqiptarët që sulmuan me acid avokaten italiane

68

timthumb.phpGjykata e Pasaros ka dënuar me nga 14 vjet burg dy shqiptarët, të cilët vitin e shkuar sulmuan me acid avokaten italiane, Lucia Annibali-n.

Alistin Precetaj, 29 vjeç dhe Rubin Talabani, 32 vjeç u shpallën fajtor nga gjykata për sulmin ndaj avokates. Ndërsa ish-i fejuari i saj, avokati Luca Varani, 37 vjeç, i cili porositi sulmin, u dënua me 20 vjet burg nga gjykata.

Vetë avokatja tha se tashmë që gjykata e dha vendimin ajo mund të jetojë e qetë në jetën e saj të re. Sipas hetimeve, ka qenë Talabani ai që mori përsipër sulmin, ndërsa Precetaj ishte bashkëpunëtor.

Sipas hetimeve, Precetaj njihej si person dhe kontingjent kriminal në Itali, ndërsa sulmi me acid ndaj avokates u porosit nga ish-i fejuari.

Ai i pagoi dy shqiptarët që t’i hidhnin acid avokates në fytyrë në mënyrë që ta shpërfytyronin. Organizimi i sulmit u mor përsipër nga Talabani, i cili ka kryer edhe një sulm tjetër të ngjashëm disa kohë më parë.