“Ishte 39- vjeç kur e zhdukën. Me rastin e kësaj dite familja jonë kërkoi të takohet me Kryeministrin e Shqipërisë. E kemi bërë gjatë gjithë këtyre viteve dhe asnjeherë nuk kemi hasur në derë të hapur. Sot për herë të parë në gjithë këtë histori tragjike të familjes sonë lind një fije shprese se do realizohet ajo që ne kërkojmë, do gjenden eshtrat e babait tim. Na jepet premtimi se do bëhet angazhimi maksimal, eshtrat e babait tim do të gjenden dhe fajtorët do dalin para drejtësisë. Ne i treguam ngjarjen siç ne e dimë , arsyeja se pse është marrë nga vendi i punës, pse është torturuar dhe më pas është zhdukur. Ka dëshmi të forta. Ne kërkuam që institucioni i Kryeministrit të na ndihmonte dhe këtë dhimbje 18 -vjeçare ta përmbyllim. Unë si djalë i Remzi Hoxhës bashkë me vëllain dhe xhaxhanë tim duam tu kërkojmë këtyre personave që kanë kryer këtë krim dhe janë nga Sali Berisha, që ishte dhejkryeministri, president, Bashkim Gazidede, Ilir Kumbaro, Arben Sefgjini dhe Budjon Meçe, me qëllim të caktuar që ato që i dinte por jo që i kishte filmuar. Të kontribuojnë ta ndalin, e gjithë bota e di kush e ka kryer krimin, zhdukur, tortuar dhe vrarë babin tim dhe ne si familje duam që kjo të ndalet një herë e përgjithshmonë. Të na cojnë drejt eshtrave, qoftë për mes letrave internetit dhe kjo punë të mbarojë dhe ne do ia falim gjakun. Ne e dimë që babi im s’mund të kthehet, e dimë që ai ështëi vrarë. Të mos i lënë në gjak edhe pasardhësit e tyre dhe të mos jetojnë me frikë dhe ne të mos jetojmë me atë dhembje e mllef. Të mbarohet të gjenden eshtrat të bëhet një varr e ne do ia falim gjakun”- tha Hoxha.
Për arritjen e këtij qëllimi ai ka vlerësuar, se kapja e Ilir Kumbaros do të ishte kyç. Ardiani shpreson që Kryeministri i ri të bëjë drejtësi, në mënyrë që ata të mos detyrohen të bëjnë vetëgjyqësi.
“Të shohim çfarë do na sjellë lidershipi i ri i shtetit të Shqipërisë. Të shohim tani a i kishte seriozisht premtimet e tij parazgjedhore Edi Rama për luftimin e krimit dhe zgjidhjen e katër rasteve të mëdha që rëndojnë Shqipërinë, apo ishin vetëm fjalë boshe për të fituar zgjedhjet. Do përdorim të gjithë mënyrat, do ndjekim të gjitha rrugët ligjore, përfshirë dhe Strasburgun. Ne jemi të civilizuar por jemi dhe shqiptarë, ekziston ende Kanuni, por nuk është nevoja të shkohet kaq larg. Është shumë e thjeshtë, një palë eshtra kërkojmë” përfundoi djali i Remzi Hoxhës.