Zaev: Gruevski është kidnapuar

22

Zaev sërish është pyetur nga gazetarët për çështjen e Gruevskit. Zaev bëri apel që Gruevski të tregojë nëse e ka lëshuar Maqedoninë me vullnet të plotë ose është kidnapuar.

““Ne do të bëjmë gjithçka që Nikolla Gruevski vuaj dënimin këtu në Maqedoni. Dhe publikisht po parashtroj pyetjen, duke ditur këtë, si kanë ndodhur gjëra, a e ka lëshuar vullnetarisht zoti Gruevski Maqedoninë, para se gjykata ta ketë lëshuar urdhërin për arrestimin e tij apo edhe mund të jetë rrëmbyer, pres përgjigje edhe nga Gruevski dhe nga Hungaria”. Është e udhës që si shtet t’i bëjmë këto pyetje”, tha Zaev.

Dyshimet se Gruevski është kidnapuar, Zaevi i arsyetoi me atë që Gruevski është arratisur me veturë diplomatike nga ana e ambasadës.

Ai tha se të gjitha dëshmitë që i posedojnë do t’i dorëzojnë në Hungari, por edhe tek Bashkimi Evropian.

Ndërsa shtoi se në lidhje me këtë rast ka bashkëpunim të mirë edhe me autoritetet shqiptare edhe malezeze.