Ngjarja e rëndë ndodhi reth orës 22:00 të 25 prillit në lagjen “Ali Demi”, pas shkollës “1 Maji”. 36 vjeçari Aurel Zenga është qëlluar për vdekje me 8 plumba pistolete dhe policia ka identifikuar si autor të dyshuar të vrasjes Agron Goxhajn 40 vjeç.
Vrasja
Nga të dhënat e para mësohet se viktima së bashku me autorin dhe 4 persona të tjerë kanë qenë në një lokal në zonën e “Ali Demit” për të parë ndeshjen Roma-Milan. Në një moment mes 36 vjeçarit dhe autorit ka pasur konflikt. Të gjashtë personat kanë dalë nga lokali dhe sherri mes tyre ka vijuar në një tunel pallati ku dhe viktima është qëlluar 8 herë me pistoletë.