Vendoset sekuestro preventive për ish hotel Vollgën

75

hotel vollgaProkuroria e Durrësit, me lejen e gjykatës vendos sekuestro preventive për ish hotel “Vollgën” në Durrës.
Prokuroria ka dyshime se është përfituar me kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, “Shpërdorimit të detyrës” e “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.
“Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Durrësit, të nisura në bazë të kallëzimit të shtetasit Z.H., janë krijuar dyshime të arsyeshme për paligjshmëri në veprimet e kryera mbi ndryshimet e pronësisë. Prokuroria e Durrësit konstaton se janë kryer një seri veprimesh të dyshimta për tjetërsimin e pronës në favor të shtetasve të ndryshëm.
Këto veprime të dyshuara antiligjore, sipas Prokurorisë së Durrësit, shtrihen në zyrën hipotekore, zyrat noteriale, por edhe në Gjykatën e Durrësit, e cila ka marrë vendim në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Lartë lidhur me këtë objekt” informon prokuroria
Prej 16 prillit 2016, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi ndodhen të arrestuar.
Krahas kërcënimit për gjobëvënie ndaj biznesmenëve, grupi hetimor, i cili drejtohet nga kreu i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmata kanë nisur të verifikojnë aftësinë paguese edhe të dy bashkëpronarëve të tjerë të ish-hotel Vollgës me mbiemër Kodra, të cilat kanë dhënë një shume prej 670 mijë euro për të blerë një pjesë ish-hotelit. Ora News siguron ekskluzivisht kontratën e shitjes.
Prokuroria ka dyshime se këta individë nuk kanë patur të ardhura të mjaftueshme për të bërë këtë blerje, ndaj ka nisur verifikimi për burimin e këtyre të ardhurave.
Gjithashtu, po kryen verifikime dhe për shtetasin arab, i cili i ka dhuruar pjesën e tij të pasurisë Shullazit.
Emri i Emiliano Shullazit rezulton në dokumentet e pronarëve të ish-hotel Vollgës në Durrës ku në rrethana ende të paqarta, ish-pronari i kësaj godine ia ka dhuruar pjesën e tij Emiliano Shullazit.
*Oranews