”Njoftoj se bashkë me ekipin tim do të mbështes kandidatin Rassul”, deklaroi Qayum Karzaï gjatë një konference të përbashkët shtypi në Kabul me Rassulin, ish-ministër i Jashtëm dhe i konsideruar si i afërt me presidentin e deritanishëm.
”Tashmë, ekipet tona do të përpiqen së bashku për fitoren”, deklaroi Rasul. “Dashtë Zoti, dhe me mbështetjen e popullit afgan, jam i sigurt se do të fitojmë”, shtoi ai.
Kjo tërheqje, objekt i zërave të shumtë ditët e fundit në Kabul ndërkohë që ekipet e dy kandidatëve ishin përfshirë në bisedime intensive, e zvogëlon në 10 numrin e pretendentëve për pasuesin e presidentit Hamid Karzai.
Ky i fundit nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, pasi Kushtetua nuk ia lejon kandidimin për një mandat të tretë.
Vëllai i madh i kryetarit të shtetit afgan, Qayum Karzaï, 66 vjeç, ka lindur në Kandahar, qytet i madh në jug, djep i rebelëve talebanë. Biznesmen i matur dhe personalitet politik pak karizmatik, ai e ka filluar fushatën në fillim të shkurtit duke organizuar një miting të madh në kryeqytetin afgan, gjatë të cilit ai bëri publike përfshirjen në garën për të marrë postin e vëllait.
Bashkimi i tij me kandidatin Rassul forcon de fakto kandidaturën e këtij të fundit.
Zalmaï Rasoul, ish-rujalist, 70 vjeç, figuron ndër kandidatët më të favorshëm për të fituar zgjedjet, ashtu si dhe Ashraf Ghani, një ekonomist i njohur dhe Abdullah Abdullah, një figurë e opozitës që doli në vend të dytë në turin e parë të presidencileve të vitit 2009, me më tepër se 30 për qind të votave.