“Vajza” e Sigurimit dhe anti-amerikanizmi i të përzgjedhurve të Ramiz Alisë

85

robert papa (1)Nga Robert Papa

Jozefina Topalli, e cila që më 1987 merrte dy pasaporta dhe vizë për në Itali, (ku ka kontaktuar një spiun të Sigurimit në Vatikan për llogari të Sulo Abazit) sulmoi egër SHBA, duke dashur që PD të humbasë sa më shumë kuota dhe të shfaqet si anti-amerikane. Por nuk mundet dot, as ajo e as Pollo i mefshët. Olldashi ka të drejtë kur kundërshtoi Pollon si kryetar i Komisionit të Medias.

Në Kongresin Amerikan, të gjitha komisionet drejtohen nga shumica sepse është non sens që pakica të drejtojë komisionet. Zemra e PD, militantët dhe qëndrestarët janë pro-amerikanë e pro- perëndimorë. Jozi, Genci dhe varkarët realë të Bllokut, nuk e durojnë dot mendimin perëndimor. Jozi, e njohur ndryshe si “bija” e Sigurimit, sepse ata e cuan në Itali qysh më 1987, ka xhelozi sepse edhe Basha në dukje ka kostum perëndimor, ndaj nuk duron dot. Ndërsa Genci, edhe pse ka studjuar për arkeologji në Austri, kur dihej se kush shkonte në Evropë në shkolle para vitit 1990, kërkon të rishfaqet sërish si “yesman”, siç e cilesonin analizat e Departamentit Amerikan të Shtetit. Pollos nuk i falet. Përse nuk reagon Eduart Selami? A është dakord me këtë frymë anti-amerikane të PD ? Duke qeshur si qarraman në një tryezë ushtare të SHQUP-it ballas Arvizusë, tregoi se është deri në vdekje kundër Berishës dhe amerikanët i dinë ndonjë veprimtari, deklaratë apo premtim, për të mënjanuar ish-shefin e PD-së. Selami pret ta bëjnë nën kryetar apo sekretar?! Turp! Kishte pas pasur dinjitet, e tash ka ulur kokën ndaj atij që u tall, u ngerdhesh dhe tha me 1997:” Nuk e takoj se ai vjen nga vend armik ( SHBA)”. Edi nuk besoj se e ka harruar. Selami e ka një rrugë, të rigjejë dinjitetin: Të bashkohet me FRD dhe të fuse FRD në parlament si e ardhmja reale e së djahtës, ndryshe do jetë një kukull, e asgjë më shumë. Po u vonua Selami, te FRD do shkojë Olldashi dhe fraksioni i tij i nëpërkëmbur te PD-ja e shkoqur.

Po Imami? E harroi se një vit shkoi për “studime” në SHBA me taksat e amerikanëve? Edhe pse nuk mori ndonjë grade, ai duhet të flasë. A është Imami dakord se ambasadori amerikan qenkërka “komunist”? Heshtja është aprovim, por amerikanët edhe mund të mos heshtin për ndonjë investim . Edhe Imami pret ta bëjnë sekretar të PD, por e harroi dhunën shtazore ndaj tij nga “kupola”?! Nëse, ish-ambasadori Kristina,(shefi i CIA-s ne Tirane) do ta telefononte, a do ishte dakord me frymen anti-amerikane të “shefit” plak?! A nuk ishte Kristina, një nga ata që e donte Imamin fare prane Berishës? A ishte detyra kryesore, kontrolli i cdo lëvizjeje të Berishës? Po KOPI-stat ku janë? Shokët dhe shoqet e vajzës, grupimi kriminal, kusar dhe shkaterrues i PD dhe shkaktari kryesor që 1 milionë shqiptarë e duan me pranga “babain” zhgënjyes, mashtrues dhe të pa ekulibruar.

Basha donte ta grackonte ambasadorin amerikan duke e futur ne zyrat e SHQUP-it, ku mbanë erë gjellë, si shumica e ambasadave shqiptare nëpër botë. Arvizu është habitur se ka hipur nga një derickë në cep të godinës. Pastaj, nga holli si han, ka hyrë në një korridor te errët ku vjen era urinë dhe mes ca dyerve me duroalumin ka hyrë në zyrën e Zerina Kukes. Një zyrë që ka aq shumë lagështi, myk , zymtësi. 2 milionë euro reklama kanë dalë nga ajo zyrë . Basha improvizoi një zyrë takimi, por kjo nuk e ndali Arvizunë që të theksonte, se kjo viztë nuk ka simboll dhe nuk e njeh SHQUP-in zyrtarisht. Arvizu do ketë qeshur me vete kur ka parë këto zyra pa kuptim e atë ndërtesë që nuk i shkon aspak një selie partie. Mbase i janë kujtuar zyrat modeste të partisë Republikane në Uashington, në një apartament të thjeshtë dhe me orendi tejet të zakonshme. Mbase i kujtohet edhe shprehja “burrë shteti”, shrehje që do i sillte aq shumë probleme me opozitën shqiptare. Por, ai thotë, cka i thonë nga Uashingtoni, dhe qendra e Botës nuk ishte gati për ndryshime në Shqipëri, vetëm nga stabiliteti i rajonit dhe ngase nuk qenë te bindur se opozita ishte e aftë të fitonte zgjedhjet.

Kujt i intereson që PD të dalë kundër SHBA-së, kur dihet se baza e saj është pro-amerikane me zemër? Varkarët realë të Bllokut, dikur habisnin Uashingtonin, kur deklaronin se”Enver Hoxha e ka pasur shumë mirë me qëndrimin anti-amerikan. Ata janë xhandari ndërkombëtar.”( bisedë e regjistruar nga vila 4 drejt Roslyn, Arlington, Virxhinia) Departamenti nuk i harron këto deklarata varkarësh dhe ajo që tha ambsadori amerikan, nuk ka se si të jetë mendim personal. Rama, solli mendimin perëndimor për “Gjeneratën e Re”. Ishte dicka ndryshe nga monologjet e të përzgjedhurit të Ramiz Alisë dhe hijenave servile, dikur vullnetarë të Enverit. Në vitin 1996-1997 e bija presidentit ,bashkë me të shoqin, shkoi në Uashington me një bursë studimi. Ata qenë martuar në korrik në ish-vilën e Enver Hoxhës. Nga fundi i janarit, ajo kthye të lindte në Tiranë. Berisha nuk pranonte dot që mbesa ose nipi i parë, të ishte nënshtetas amerikan. Ka qenë 1 ose 2 shkurti i vitit 1997.Në vilën e Enver Hoxhës në Dajt festohej me zhurmë, ndërkohë që në Vlorë kishte nisur rebelimi, protesta anti-qeveritare, dhe Tritan Shehut i kishin treguar dhëmbët në Lushnjë. Cifti qe martuar në korrik. Festohej në shkurt, kurse i ati ishte në Uashington. Ai priste të shoqen të kthehej në SHBA, bashkë me vajzën ose vetëm. Amerikanët nuk i dhanë më vizë. Babai do jetë kthyer më vonë. A kanë ndopak mirënjohje ndaj Amerikës ? Sepse nga paratë e taksapaguesve amerikanë ata jetuan, sado pak, në Uashington. Nga mendimi perëndimor frigohen, ose varkarët e Bllokut ose “bijat” e Sigurimit, apo eunukët e mendimit Për çdo ish-komunist, Enveri ishte si baba shpirtëror, ndaj gjithë jetën e lakmojnë autoritetin e tij diktatorial dhe mbesin ushtarë të tij besnikë. Ndërsa “bijat” e Sigurimit, kanë si baballarë ose Mehmet Shehun ose Kadri Hazbiun ose Fecor Shehun ( ish kryetar i Degës së brendshme në Shkodër). Dikur te sekretari i parë i Komitetit të partisë në Shkodër dergohej raport se drejtori Hysen Lacej shkonte me dikë me biografi të keqe. Lacej mbrohej. Po ça të keqe i bëjë partisë?”

Rama gëzon një mbështetje amerikane dhe kjo duket sheshit nga përkrahja publike e përfaqësuesit të Obamës në Tiranë. Varkarët e Bllokut dhe “bija” e Sigurimit nuk e durojnë dot dhe bien në llumin anti-amerikan. Demokratët heshtin ose shkojnë nga FRD sepse nuk duan të kalojnë nga Moska, Beogradi apo Athina kundër Uashingtonit! Enver Hoxhën, Rama nuk e ka pasur ish-kryetar partie,edhe pse PS doli ng PPSH. Ish-komunistët dhe “bija” e Sigurimit, po! Ambasadori amerikan vazhdon detyrën e tij deri në nëntor, ndërkohë që shqiptaro-amerikanët po i kërkojnë llogari senatit për kandidatin për ambasador sepse ka përfituar nga Podesta oreks madhe për miliona dollarë.

Në raportet e tij, Arviziu, edhë nëse të mos dojë, njofton Uashingtonin se i “ikuri” dhe taborri i tij po nxjerrin sërish ndjenjat e tyre anti-amerikane si më 1995. Dikur Klinton dhe senati, do quante rrugeçër, paranojakët anti-demoratikë, anti-amerikane dhe anti-perëndimorë. Charls Uollsh, kreu i Agjencisë së Informacionit ( por me gjasa shefi i CIA-s në Tiranë), dy herë personalisht ka shoqëruar në Rinas, Zef Brozin dhe Eduart Selamin, nga frika se do i ndalonin të dilnin nga Shqipëria. Uollsh do siguronte strehim në SHBA edhe per guvernatorin Bankës Kombëtare, Kristaq Lunikun, pasi ai pranoi të depononte për gjithcka që dinte nga transaksionet e Berishës si me një Bankë Arabe, por edhe për vjedhjet e mëdha me firmat Piramidale. Uollsh do përdorte Gramoz Pashkon në tryezat e organizuara nga departamenti, sa herë duhej që zyrtarët amerikanë ta dëgjonin nga goja e Pashkos se :”Berisha është i cmendur dhe kriminel.” Në ndihmë të Pashkos dhe kundër “diktatorit komunist” do ftohej Geri Kokalari, Eduart Selami, Zef Brozi,Sami Rrepishti, Nikolla Pano, Elez Biberaj dhe Janush Bugajksi.

Për Uashingtonin ky 23 qershor ka rëndësi si 22 marsi 1992. Personalisht, më vjen keq sepse e dashuroj 22 marsin e 1992, por ata kanë të drejtë. Uashingtoni që më 1991 duhet ta ketë kuptuar se PD kishte prirje anti-amerikane nga disa liderë, ndaj SHBA hapi ambasadën e saj në Tiranë para zgjedhjeve të vitit 1991. Mesazhi qe i qartë: do të bashkëpunonin edhe me PPSH-në për të mirën e Shqipërisë, ndaj sot pas 22 vitesh mbështesin PS-në sepse nuk kanë paragjykime, ose ngaqë disa duan që PD-ja të shfaqet si anti-amerikane. Ramiz Alia ishte i zgjuar: niste ne Uashington Mjuhamet Kapplanin për të nënshkruar rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Kapllani iu imponua amerikanëve me anglishten e përkyer dhe profesionalitetin e tij. Aq sa Drejtori i Europës Jug Lindore në Departamentin e Shtetit, do e konsideronte mik Kapllanin dhe do krijonin mendim pozitiv edhe për Ramiz Alinë.

Pas zgjedhjeve të vitit 1991 në senatin amerikan shkon Kadareja, Azem Hajdari dhe Berisha. Për amerikanët Berisha nuk shfaqej civic, madje shumë i papërqënduar në biseda, ndërsa Kadarenë e panë si presidentin e ardhshëm. Hajdari donte kohë dhe trainim, ndërkohë Berisha e kuptoi se Kadareja e hijezoi, dhe pas kësaj do bëntë cdo gjë që në Uashington të mos shoqërohej nga Kadareja por nga Pashko, duke dashur t’u thoshte amerikanëve se Pashko do ishte kryeministri i ardhshëm dhe ai, pse jo president. Amerikanët nuk pëlqyen karakterin e Berishës dhe ftuan për një muaj Pjetër Arbnorin. Dikush e kishte propozuar për president. Nëse Berisha iu duk karrierist, i papërqendruar dhe sanguin, Arbnori ishte flegmatik, pasiv dhe shumë i plogësht. Në një vizitë, i ftuar nga Lidhja e Prizrenit, ai që u shfaq presidencial, ishte Abdi Baleta, madje me elokuencë në angisht, por shumë po-shqiptar, madje tejet i avancuar për Kosovën.

Në një pritje madheshtore në Nju Jork, Baleta ishte në një tavolinë me Rexhep Qosen dhe të dy u priten shumë mirë. Lobi grek, nuk e donte Baletën, jo president, pro as ministër të jashtëm. Njeriu që u ha më shumë informacion amerikanëve ishte Petro Dhimitri.Ai u ftua për mbi një muaj si gazetar. Ai ua zbërtheu aq mirë klasën e “re” politike, saqë amerikanët donin që shtypshkronjën’ Demokracia” ta privatizonin dhe t’ia jepnin si pronar Dhimitrit. Pashko u ftua bashkë me Berishën. Fjetën në shtëpinë e Bytycit në Nju Jork. Berishës iu tha mos dil nga shtëpia, të krijonte idenë se ishte njeri i ndershëm, punëtor, ndërsa Pashko gjithë natën u ndoll nëpër pabe dhe u mbyt në gotat e Uiskit.

Amerikanët nuk donin si kryeministër një “pijetar”. Berisha si fshtar ishte etaloni i një vendi me 70% popullsi fshatare, Kadareja u spostua nga politika. Askush nuk e di se si e arriti Berisha ta anashkalonte. Ndërkohë që edhe ndaj Hajdarit nisi një luftë për ta denigruar dhe të mos ta lejonin të dilte në krye. Amrikanët e morrën në një trainim të gjatë në fshatrat e Ajovës. Ishin 4- të rinj, ndër ta Edmond Bushati, i cili kërkoi azil politik, dhe Eduart Selami. Mbase Bushati nuk ka pranuar të firmoste diçka, që shokët nuk hezituan.

Berisha kishte si ndihmësa: Sofokli Lazrin dhe Elez Biberajn. Me Biberjan kishte një lidhje nga Tropoja ndërsa me”eminencën gri” të Alisë, kishte mbështetjen e gruas së Lazrit, zonjen Harito, e cila e informonte Berishën me cdo gjë që sigurimi përgjonte nga mbledhjet e PD. Shqiptarët e Amerikës u mashtruan. Nga Balli Kombëtar u dhanë sasi të mëdha dollarësh, dhe Berisha nuk i dorëzoi në PD. Kjo e bërë publike me vonë nga Frrok Cupi dhe nga vetë ballistët që dhanë shume. Nuk e dinin se Berisha kishte qenë 23 vjet komunist fanatik. Personalisht e shikoja si lider të së djathtës, dhe ia falnim qenien ish-komunist, sepse shumica e komunistëve kanë qenë njerëz të ndershëm. Ai mund të ndryshonte. Për ne shqiptarët, ai ishte si Leh Valesa ( me vonë mesuam se edhe Vakesa akuzohej se ishte i futuri i sigurimit polak dhe Jaruzelskit) U duk se PD do ishte parti pro-amerikane. Nuk ishte! Kur Azem Hajdarit në vitin 1995 iu tha se Berisha levizte kundër linjës amerikane. Në një takim ne Nju Xhersi, ai do deklaronte : Nëse Berisha tradhëton çështjen tonë dhe Amerikën, unë ia derdh plumbin në gojë.” Dikush e regjistroi dhe ajo kasetë përfundoi te Berisha, mes një punonjëse të Ambasadës në Uashington, e cila kishte dalë në orën 1 të natës më 1995, nga dhoma e hotelit ku rrinte lideri “punëtor” , pasi kishte “spiunuar” të gjithë më shumë dashuri, aq sa doli e skuqur flakë nga takimi i gjatë.. E shoqja e Liderit suprem, qe mërzitur aq shumë nga ajo vizitë natën vonë, sa nga intai nuk u pa , thuajse fare, me liderin në ato ditë vizite në SHBA. Thuhej se qenë zënë keq. Xhelozi apo edhe veprimtari agjenturore e pa kontrolluar nga ajo, që në çdo rrugetim të liderit jashtë, pyeste: Po Vjollca Vokshi ne c’hotel do flere?!”

Azemi do mbahej përjetësisht larg pushtetit, madje duke shpifur dhe akuza si i futur te PD dhe Lëvija studentore. Azemi, nuk ishte instiktiv, impulsiv dhe intrigant sa rivali Berisha. Azemi nuk kishte qene komunist, nuk kishte hyrë kurrë në Bllok; nuk kishte udhëtuar jashtë shtetit dhe nuk kishte lidhje krushqie as me struktura të shërbimit sekret në Jugosllavi dhe nuk kishte kontaktuar dot as me zbulime të huaja. Ishte i ri, por amerikanët e donin. Xhezi Helms, ikona e senatit, për Hajdarin fliste me respekt. Kjo do xhelozonte Berishën dhe Azemi u mbajt larg. I hoqën dhe imunitetin. Kulmi i anti-amerikanzimit, arrti më 1997, kur në parlament PD, doli haptaz kundër.

PD nuk është as parti fondementaliste, as pro-sllave e as parti e bllokut, por fatkeqësisht, duan ta paraqesin si parti anti-perëndimore, anti-amerikane dhe pro-sovjetike.

Basha ka një konkurues të fortë, Olldashin, i cili ka më shumë përkrahje në bazë, por demokratët kanë një zgjidhje, FRD. PD e mbylli ciklin e saj dhe rrezikon në zgjedhjet lokale të jetë forcë e tretë. Nuk është as fatkeqësi e as tragjedi. Shqipëria ka nevojë për një forcë të djathtë, sa moderne aq edhe jo bufatorike.