Senati pas 12 orë debati votoi në favor të legjislacionit të qeverisë, që paraqet një eksperiment fillestar, i cili do të ndiqet nga afër edhe nga shtetet e tjera në kuadër të debatit për legalizimin.
Ligji e përckton qartë se, konsumatorët mund të blejnë maksimumi 40 gramë marijuhanë çdo muaj nga farmacitë e licencuara, nëse ata janë shtetas të Uruguait dhe janë të regjistruar në listën e qeverisë, e cila e vëzhgon porosinë mujore. Kur, marrëveshja të implementohet brenda 120 ditëve, banorët në Uruguai do të mund të kultivojnë sasi të caktuar të marijhuanës në shtëpitë e tyre.
Qeveria shpreson në këtë mënyrë të luftojë kartelat e drogës. Gjatë prezantimit të projekt-ligjit, Roberto Conde, tha se ky vendim ishte i pashmangshëm, vendi ka dështuar në luftën kundër drogës.
Por shumë senatorë, gjithashtu u shprehën kundër këtij projekt-ligji, i cili u miratua me 16 vota pro dhe 13 kundër ditën e djeshme.
Anëtari i opozitës, Alfredo Solari, tha se qeveria e Uruguait nuk duhet të eksperimentojë me popullin e tij. Por tashmë ligji u miratua dhe përdoruesit marijhuanës do të duhet të regjistrohen për të blerë drogë.