Gazetari Spartak Koka raportoi nga vendngjarja se Ndriçim Boka 22-vjeç dhe Klodian Shabani 25-vjeç kanë qëlluar me armë ndaj njëri-tjetrit, pas sherrit në një kazino , e cila ndodhet në kryqëzimin e “21 Dhjetorit” në kryeqytet.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në qendrën e traumës në Spitalin Ushtarak, ku gjendja e tyre mësohet të jetë rëndë për jetën.
Policia e cila mbërriti në vendngjarje nisi menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të konfliktit dhe të plagosjes së dy të rinjve.