Burime të besueshme në Sudan, kanë raportuar për HRW, se doktorët e qeverisë, me një urdhër të dalë nga Gjykata, në Khartoum, më 14 shkurt, 2013, kanë bërë prerjen e dorës së djathtë të një personi dhe këmbës së majtë të tij, në dhunim, me ndalimin absolut të torturës dhe akteve të tjera degraduese dhe ndëshkuese kundrejt individëve
Doktorët e qeverisë në spitalin AL Rebat të Ministrisë së Brendshme, kanë kryer gjymtimin e një 30- vjeçari Adam Al-Muthna, pas një dënimi të dhënë nga gjykata për vjedhje me armë.
Gjymtimi i pjesëve të ndryshme të trupit, është një formë torture, e sponsorizuar nga shteti. Fajësia e mjekëve, që marrin pjesë në këto praktika, bie në dhunim me principet e Kombeve të Bashkuara, për Etikën Mjekësore të personelit shëndetësor, kryesisht mjekët, që angazhohen aktivisht apo pasivisht, në akte torture apo keqtrajtime të tjera njerëzore.
Neni 168(b), i Kodit Penal Sudanez, parashikon gjymtimin e gjymtyrëve, si ndëshkim për vjedhje me dhunë, kur ai shoqërohet me plagosje, apo kur dëmi i saj shkon deri në 1500 Paund Sudanez (afërsisht 340 $ amerikanë).
Gjymtimi, si akt ndëshkimi, është futur në legjislacionin Sudanez më 1983, kur Presidenti i atëhershëm Gaffar Nimeiry, futi Reformat Islamike të njohura si ‘ Ligjet e Shtatorit’. Autoritetet Sudaneze, kanë dhënë dënime si ‘goditje me gurë’ apo ‘rrahje me shkopinj’, të dyja këto forma të ndëshkimeve trupore të justifikuara si Sharia (Ligji Islamik). Në vitin 2012, dy dënime me vdekje ‘nëpërmjet goditjeve me gurë për tradhëti’ u dhanë ndaj femrave, por nuk u egzekutuan, pas një reagimi të fortë ndërkombëtar.
Sudani, si pjesë e një Marrëveshje Ndërkombëtare mbi të Drejtat Politike dhe Civile, ka ndërmarrë një angazhim, për heqjen e torturave çnjerëzore, apo ndëshkimeve degraduese. Më 1997, Komiteti i të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, i bëri thirrje Sudanit të hiqte ‘rrahjen’, ‘gjymtimin’ dhe ‘goditjet me gurë’, pasi ishin në mospajtim me detyrimet e Sudanit nën këtë Traktat, por qeveria e Sudanit nuk e ka përmbushur këtë detyrim.
E.Kondi