“Po i ndjekim ngjarjet në Krime me një vëmendje dhe preokupim të veçantë. Disa persona të armatosur kanë zënë godinat qeveritare të Simferopolit. Ky është një veprim radikal”, deklaroi ai, i cituar nga agjencia PAP.
“I paralajmëroj autorët e këtyre veprimeve se në këtë mënyrë fillojnë konfliktet rajonale. Kjo është një lojë shumë e rrezikshme”, këmbënguli shefi i diplomacisë polake.
Sikorski, shumë i angazhuar në ndihmën për zgjidhjen e krizës së Urainës, vlerësoi se “ndarja e Ukrainës mes Lindjes rusofone dhe Perëndimit ukrainofonë do të ishte një skanar krejtësisht katastrofik dhe krejtësisht i padëshiruar”.
Ai përmendi gjithashtu Memorandumin e Budapestit të nënshkruar në vitin 1994, ku Rusia bashkë me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, u shpallën garantuese të pavarësisë, sovranitetit dhe ruajtjen e kufijve aktualë të Ukrainës.