SHQUP-i, ish ushtarakët protestojnë: Të anulohet vendimi i qeverisë

68

shtepia e oficerave Ish-ushtarakët kanë protestuar sot për vendimin e firmosur pak ditë më parë nga qeveria “Berisha” për të transformuar Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë, nga një institucion ushtarak në seli të Partisë Demokratike.

Të ndodhur përpara godinës së SHQUP-it, ish-ushtarakët shprehen se kjo është shtëpia e tyre dhe i bëjnë thirrje ushtarakëve në nevojë të ngrenë zërin për të ruajtur këtë institucion ushtarak.

“Kulmi i poshtërsisë që u vuri kapak është vendimi për të marrë shtëpinë e përbashkët për seli partie të PD. Ne protestojmë me forcë, hiqni duart nga shtëpia jonë”, tha në nisje ish-zëvendës ministër i Mbrojtjes Bajram Mane.

Sipas tij, “Ne s’do lejojmë kurrë që ky vendim të zbatohet e bëhet realitet”.

Ish- ushtarakët më tej i kanë kërkuar ministrit në ikje të Mbrojtjes të anullojë vendimin e qeverisë dhe të mos e miratojë atë në fletoren zyrtare.

Më tej, ata i kanë bërë thirrje edhe presidentit të Republikës, Bujar Nishani të reagojë për këtë rast.

Ata kanë kërkuar që kjo shtëpi të bëhet qendër memoriale dhe historike për ushtrinë.