Pas prezantimit të dobët në garën e parë në ski për disiplinën slalom gjigant, ku u rendit në vendin e 60-të, Mëhilli u skualifkua në garën e dytë që në raundin e parë të kësaj disipline.
Mëhilli e përfundoi garën në raundin e parë në vendin e 56, 18 sekonda më shumë se amerikania Shifrin. Sipas gjyqtarëve të garës shqiptarja bëri një gabim teknik në portën nr 4, gabim ky që solli edhe skualifikimin e saj nga gara.