

Nje çikt te fejuarish nga Durresi kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit të mjetit me të cilin udhëtonin.
Ngjarja ka ndodhur në dalje të fshatit të Panajasë në Vlorë, ku mjeti me targa DR 8135 E ka shpërthyer në flakë ndërsa ishte në lëvizje.
Per pasoje kane mbetur te plagosur Endri Karaboja dhe e fejuara e tij Griselda Alikaj, te cilet mesohet se po ktheheshin nga Vlora. Ata janë transportuar në spitalin rajonal të Vlorës për marrjen e ndihmës mjekësore.
Burime nga spitali i Vlorës bëjnë me dije se Karaboja është në gjendje më të rëndë për shkak se shpërthimi ka ndodhur në krahun e shoferit.
Ndërsa Alikaj sipas mjekëve të Vlorës ka plagë të lehta.
Shpërthimi i mjetit tip “Ford Focus” ka ardhur si rezultat i rrjedhjes së gazit në impiantin e vendosur në automjet.