Shorti i hedhur sot në Nyon të Zvicrës i ka dhënë Skënderbeut një sfidë më të lehtë se sa Kukësit.
Kampioni i Shqipërisë në futboll do të përballet me skuadrën Chornomorets Odesa, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet në udhëtim më 22 gusht, dhe ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet një javë më pas në Qemal Stafa.
Nënkampioni i Shqipërisë, Kukësi, që deri tani ka qenë befasia e Europa League, do të ketë punë shumë më të vështirë. Kukësi do të përballet me skuadrën turke Trabzonsport, me ndeshjen e parë po ashtu si mysafire.