SHBA: Kongresi diskuton për Kosovë-Serbi

68

Komisioni për Punë te Jashtme në Kongresin Amerikan, do të diskutojë në mbledhjen e së mërkurës edhe për marrëdhëniet mes Kosovës edhe Serbisë.

Bota sot’ raporton se, Kryesuesi i nënkomitetit për Europën dhe Euroazinë, kongresmeni Dejn Rorabaker, ka thënë se, të drejtat e pakicave, duhet të respektohen edhe në Serbi edhe në Kosovë. Raportet në mes Serbisë dhe Kosovës, do të jenë temë debati e Komisionit për Punë të Jashtme të Kongresit amerikan. “Në interes të dy vendeve” është të gjejnë zgjidhje për problemet e deritanishme’-, ka thënë kryesuesi i nënkomitetit për Europën dhe Euroazinë, kongresmeni, Dejn Rorabaker. Ai tha se të drejtat e pakicave duhet të respektohen edhe në Serbi edhe në Kosovë. Kongresmeni Rorabaker, ka qenë një nga mbështetësit e parë të pavarësisë së Kosovës, duke e arsyetuar këtë me të drejtën e vetpërcaktimit të popullit. Në mbledhjen e Komisionit të Kongresit janë ftuar Xhonatan Mur, para DASH, Shirli Diogardi nga liga shqiptaro-amerikane, Daniel Server, profesori Xhon Hopkins, Obrad Kesiq, aktivist serb dhe analist nga Uashingtoni. Mbledhja do të fillojë të mërkurën në orën 15, sipas orës lokale dhe do të jetë e hapur për opinion,- raporton ‘Bota Sot’.