Këtë të djelë, më 7 prill në Francë, u mblodh Samiti i Marsejës, nga Presidenti i Parlamentit Europian dhe njëkohësisht, President i Asamblesë Parlamentare të Unionit Mesdhetar, Martin Schulz. Ky Samit është i pari, që arriti të mbledhë së bashku, kryetarët e parlamenteve të rajonit Euro-Mesdhetar, si edhe është Samiti i parë i këtij lloj niveli të lartë, që prej atij të krerëve të shteteve dhe qeverive në Paris, në vitin 2008. Ky Samit, synonte rinisjen e projekteve të ngritura, në një kontekst të ndryshimeve politike në jug dhe krizës ekonomike në veri dhe fuqizimin e roli të parlamenteve, nga tranzicioni drejt demokracisë në bregun jugor.
Sipas presidentëve të parlamenteve, projekte të përbashkëta, nga të dy anët e Mesdheut në fushën e infrastrukturës, edukimit, dhe trajnimit si dhe sipërmarrjes femërore, kanë nevojë për mbështetje të ripërtërirë financiare, dhe për parlamente solidë. Ato bënë thirrje për përpjekje, për të luftuar ‘’ gjithë format e përjashtimit, seksizmit, racizmit, ksenofobisë dhe radikalizmit’’ si edhe ‘luftimin ndaj terrorizmit’.
Deklarata e aprovuar nga 40 presidentë parlamentesh, të mbledhur në Marsejë, ku ndër to bënte pjesë dhe Shqipëria, bën thirrje për më shumë legjitimitet demokratik dhe pjesëmarrje nga qytetarët e UfM.
‘’UfM-ja, e lançuar më 2008, në Samitin e Parisit dhe i lidhur me procesin e Barcelonës, ndodhet në një moment kthese. Ai është krijuar nën një drejtim krejtësisht ndërqeveritar. Ky model, është arkaik, sepse injoron shoqërinë civile’’, ka deklaruar Presidenti i Parlamentit Europian Martin Schulz, pas Samitit.
Ai shtoi gjithashtu, se ‘’Bashkëpunimi Euro-Mesdhetar, do të jetë ndërmjet parlamenteve dhe qytetarëve , ose nuk do të jetë asgjë. Ky Bashkëpunim, ka nevojë për një partneritet, ndërmjet parlamenteve solidë dhe transparentë, i inspiruar nga një funksionim pa pengesa i organizatave shoqërore civile’’
Barazia gjinore
Presidentët, nënvizuan shkallën e sfidave të transformimeve demokratike, në vendet jugore dhe luftën kundër krizës ekonomike, në ato veriore. Ato, shprehën gjithashtu shqetësimet, për rrezikun e pasigurisë dhe të paqëndrueshmërisë, në rajonin e Sahel-Sahara.
Instrumentat bashkë-zhvillues, janë gjithashtu të nevojshëm, për të luftuar terrorizmin dhe lidhjet e tij me krimin e organizuar ndërkufitar.
Presidentët ritheksuan gjithashtu, se, dinjiteti njerëzor, respekti për të drejtat thelbësore dhe barazinë gjinore, duhet të udhëheqin bashkëpunimin rajonal, në interesin e përafrimit ndërmjet popujve.
Lëvizshmëria dhe edukimi
Partneriteti mbi lëvizshmërinë, i planifikuar për te lehtësuar lëvizjen e lirë të njerzve, duhet të vihet në jetë së shpejti, theksuan presidentët, të cilët bënë thirrje për një zonë të përbashket të trajnimit profesional, të edukimit të lartë, shkencës dhe kërkimit.
Asambleja Parlamentare për Mesdheun, është institucioni parlamentar i ‘Procesit të Barcelonës’: Unioni për Mesdheun. Ai është formuar ne Napoli, më 3 dhjetor 2003 dhe ka atributet e mëposhtme:
– të stimulojë zhvillimin e partneritetit Euro-Mesdhetar
– të monitorojë veprimet dhe projektet e Partneritetit Euro-Mesdhetar
– të adoptojë rezolutat dhe rekomandimet për konferencat ministeriore të Unionit për Mesdheun.
Asambleja Parlamentare e UfM është e përbërë nga anëtarë të parlamenteve kombëtar dhe anëtarë të parlamentit Europian, të emëruar nga parlamentet kombëtare të partnerëve Mesdhetar dhe Parlamentit Europian.
Sesioni i ardhshëm plenar, i Asamblesë Parlamentare të Unionit për Mesdheun, do të mbahet në Bruksel, më 11 dhe 12 prill 2013.
Imelda Tasho