Një tjetër sasi eksplozivi, ka shpërthyer kur policët kanë mbërritur në vendngjarje, por pa shkaktuar viktima, sipas autoriteteve ruse. Pesë viktimat, ishin të ekzekutuar me armë zjarri dhe ishin në katër makina të ndryshme. Në Stavropol është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.
Qyteti ndodhet pranë republikave të vogla të Kaukazit të Veriut, ku forcat e rendit konfrontohen vazhdimisht me një rebelim islamist dhe sulme me eksploziv.