“Sipas të dhënave të shërbimeve të rojeve kufitare, 143 mijë persona janë larguar nga Ukraina në drejtim të Rusisë që prej fillimit të ngjarjeve në këtë vend”, deklaroi senatori Evgeni Bushmin duke theksuar se dy vendet kanë një kufi që shtrihet në rreth 2 000 kilometra.
Madje edhe një përgjegjëse e shërbimeve federale ruse të migracionit, Valentina Kazakova, paraqiti të njëjtat shifra.