Reshjet e dëborës që kanë përfshirë dy ditët e fundit qarkun e Korçës kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore.
Sipas informacioneve më të fundit, vështirësi ka pasur në akset Korçë-Veliternë, Korçë-Cangoj, Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë dhe Ersekë-Leskovik ku lëvizja e automjeve bëhet me zinxhirë.
Ndërkohë nuk raportohet për probleme në qarkullim në akset Korçë-Bilisht, Korçë-Pogradec dhe Korçë-Ersekë.
Gjithashtu mësohet se pavarësisht reshjeve të dëborës nuk raportohen probleme në qarkun e Shkodrës ku lëvizja e automjeteve vijon normalisht në të gjitha akset rrugore



