Reshjet e borës, ja akset ku kalimi bëhet me zinxhirë

63

Njoftim për median dhe opinionin publik mbi gjendjen e akseve kryesore të vendit

Edhe gjatë natës në disa zona malore ka pasur reshje dëbore të shoqëruara edhe me temperatura të ulëta.

ARRSH thotë se në Rajonin Verior pavarësisht reshjeve të dendura të borës në akset krysore nuk ka probleme me qarkullimin. Ndërsa njoftohet se me zinxhir kalohet vetëm në 5 km e fundit të aksit Ura Çerenecit-Stebleve.

Po ashtu me zinxhirë kalohet vetëm në aksin Librazhd-Steblevë në 8 km e fundit.

Me zinxhirë kalohet edhe në rrugën Boboshticë-Dardhë, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë.

Ndërkohë vazhdon hedhja e kripes nga kontraktori.

ARRSH i bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhir në akset problematike.