“Unë përsërisë inkurajimin e SHBA-ve që zgjedhjet në prill të jenë të qeta, të lira dhe të drejta. Zgjedhjet e organizuara mirë paraqesin një mundësi për të gjithë qytetarët për t`u dëgjuar zërat e tyre, dhe janë element i rëndësishëm për cilëndo demokraci”, është shprehur ish-zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit për për Evropën dhe Euroazinë, Philip Reeker, i cili po qëndron për një detyrë diplomatike në Itali, në prag të vizitës javën e ardhshme të presidentit Obama dhe sekretarit Kerry në Vatikan.
Reeker është njohës i mirë i zhvillimeve politike në Maqedoni, pasi që ka pasur një karrierë të gjatë diplomatike si diplomat dhe ambasador i SHBA-ve.