Rama: Serbët nuk janë të preferuar për Telekom Albania

60

“Biznesnet serbe janë të mirëpritura në Republikën e Shqipërisë por në këtë sektor strategjik nuk është preferenca jonë.”

Ky është reagimi i kryeministrit shqiptar lidhur me ofertën e kompanisë serbe të telefonisë Telekom Serbia për të qenë pjesë e tregut shqiptar të telefonisë.

Kryeministri ishte sot para gazetarëve ku prezantoi katër vendimet e qeverisë dhe u pyet nga gazetarët për ofertën serbe.

Pyetja: A ka ndikuar qeveria shqiptare që Telekom Albania të mos pranojë ofertën e Telekom Serbia dhe a keni komunikuar ju me presidentin Vuçiç sepse ai një ditë më parë u shpreh se do të ketë komunikim me ju?

Edi Rama: “Së pari qeveria shqiptare nuk është pjesë e transaksionit që do të kryejë një kompani private si deutsche telekom e cila ka një strategji tërheqjeje nga tregjet e vogla dhe po bën shitje jo vetëm në Shqipëri me kompaninë që do të zgjedhë të shesë biznesin, por ky është një sektor strategjik dhe natyrisht qeveria shqiptare pyetet dhe kërkohet një mendim nga vetë ata që janë të interesuar.

Dhe qëndrimi i qeverisë shqiptare është shumë i thjeshtë dh shumë i qartë. Bizneset serbe janë të mirëpritura në Republikën e Shqipërisë por në ëktë sektor strategjik nuk është preferenca jonë.

Vuçiç deklaroi dje se do fliste me Ramen

Ndërkohë më 8 tetor, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se do të bisedonte me kryeministrin shqiptar Edi Rama për raportimet se investimi i planifikuar i Telekomit serb në kompaninë e telekomunikacionit të Shqipërisë nuk është i mirëpritur.

“Do të flas me Ramën sot ose nesër dhe shpresoj ta zgjidhim këtë situatë,” tha Vuçiç në një event të përbashkët me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në Beograd të hënën.

Telekom Serbia në tetor konfirmoi interesin e saj për blerjen e Telekom Albania, aktualisht në pronësi të Deutsche Telekom.

“Telekom Srbija dëshiron ta pozicionojë veten si një lider rajonal në tregun e telekomunikacionit në rajon dhe ka bërë një ofertë për blerjen e Telekom Albania,” tha kompania serbe për BIRN.