“Radika”, ministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë njëzëri: S`ka asnjë projekt

58

bushati radikaEdhe pse nga foltorja e parlamentit kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, përcolli siguri para qytetarëve se nuk ka projekt për devijimin e lumit Radika, për ta përforcuar këtë ai është takuar sot me dy ministrat e Maqedonisë, atij të ekonomisë Valon Saraçinin dhe atë të Mjedisit e Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi.

Pas takimit dy ministrat Saraçini dhe Ademi së bashku me Ministrat Damian Gjiknuri, Ditmir Bushati dhe Lefter Koka kanë dalë në një konferencë për shtyp ku njëzëri kanë deklaruar se nuk ka asnjë projekt për devijimin e lumit Radika.

Në fjalën e tij, ministri i jashtëm Ditmir Bushati e ka cilësur debatin për devijimin e Radikës një spekulim ndërsa ka garantuar shqiptarët se qeveria do të mbrojë deri në fund integritetin dhe interesat e kombi shqiptar.

“Ujërat ndërkufitare duhet të shfrytëzohen në mënyrë të arsyeshme dhe  të barabartë, duke marrë në konsideratë aktivitetinndërkufitar. Pala shqiptare i diskuton këto në frymën e së drejtës ndërkombëtare dhe frymën e marrëveshjeve dypalëshe.  Qeveria jonë ka bazë të plotë të të drejtave që rregullojne këto çështje. Garantoj opinionin publik se kjo qeveri do të mbrojë deri në ditën e fundit dinjitetin, sovranitetin territorial dhe gjithë interesat e kombit shqiptar” tha Bushati.