Më shumë se katër milionë njerëz në 10 000 fshatra në zonat e Bengalit Perëndimor, Orisa dhe Manipur janë prekur nga kjo, pasi cikloni “Komen” goditi vendin ditën e enjte.
”Në rajonin e Bengalit, i goditur më rëndë, kanë vdekur 48 persona dhe 214 000 të tjerë janë strehuar në kampe”, deklaruan zyrtarët e Ministrisë së Brendshme.
Shumë prej vdekjeve ishin pasojë e përmbytjeve, ndërtesave të rrëzuara dhe rrufeve.
Në zonën e Orisas kanë mbetur të vdekur pesë persona të tjerë, ku shtatë distrikte u goditën nga shirat e mëdha.
Ditët e fundit janë raportuar 28 vdekje të tjera si pasojë e përmbytjeve në periferi të Rajasthanit.
Shirat musonikë në Indi janë jetësorë për bujqësinë, por shkaktojnë qindra vdekje çdo vit.