Prishtinë, Gjykata burg 30 ditë për Ukë Rugovën

57

Uke rugovaGjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji për Ukë Rugovën si dhe dy të akuzuar të tjerë, Izet Beqirin dhe Florian Petanin.

Ndërkohë për  pjesën tjetër të grupit  është dhënë masa, arrest shtëpie prej 30 ditësh. Avokati i Ukë Rugovës , Tomë Gashi e ka vlerësuar  si masë të rëndë vendimin e  Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ukë Rugova, i biri i ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe nëntë persona të tjerë u arrestuan gjatë një operacioni të EULEX-it ndaj  një grupi të pandehurish të cilët janë të dyshuar të jenë përfshirë në një grup kriminal që dyshohen për kryerjen e veprave penale të krimit të organizuar, mashtrimit dhe ushtrimit të ndikimit.

Në mesin e veprimeve për të cilat dyshohen ata theksohet vepra e  mashtrimit kundër ambasadës italiane në Prishtinë, me të cilën është duke u bashkëpunuar ngushtë në kuadër të hetimeve.

Prokurorët e EULEX-it pretendojnë se ata ishin përfshirë në sigurimin e vizave italiane, kundrejt shumave të caktuara të parave. Bashkë më zotin Rugova është arrestuar edhe një punonjës lokal i ambasadës italiane.