Policia private rimerr Pallatin e Kulturës në Përmet

55

pallati-i-kultures-permet-300x200Policia private rimerr godinën e Pallatit të Kulturës së Përmetit, që prej vitesh ishte shndërruar në kishë me emrin “Shën Maria e Pazarit” dhe që para disa ditësh iu rikthye Bashkisë së qytetit që fitoi betejën gjyqësore me Kishën mbi pronësinë e objektit.

Mësohet se pasi janë larguar besimtarët ortodoksë që hynë dje forcërisht në këtë ndërtesë, policia private ka vendosur sërish kontrollin e saj mbi këtë objekt të kthyer tashmë në një mollë të vërtetë sherri.

Mësohet se pas rimarrjes së godinës nga policia private Bashkia e Përmetit ka izoluar dritaret e godinës së Pallatit të Kulturës me tulla.

KREU I BASHKISË: PO ZBATOHET LIGJI
Kreu i Bashkisë së Përmetit, Gilberto Jaçe deklaron se po zbatohet ligji në lidhje me godinën e Pallatit të Kulturës.

Jaçe i ka bërë thirrje besimatërëve ortodoksë të ruajnë qetësinë në mënyrë që të gjendet një zgjidhje jo konfliktuale.

Pas rimarrjes së godinës së Pallatit të Kulturës nga ana e policisë private, Bashkia e Përmetit ka izoluar dritaren e godinës me tulla.

MINISTRIA E JASHTME: HOMOLOGËT GREK TË SHQETËSUAR PËR SITUATËN
Ministria e Jashtme e Republikës së Shqipërisë reagoi sot në lidhje me konfliktin mbi pronësinë e Kishës Ortodokse në Përmet si dhe incidentin me konsullatën greke në Gjirokastër. Ministria e Jashtme e Shqipërisë bën me dije se pala greke ka thirrur ambasadoren shqiptare në Athinë znj. Ermira Braho, për ti shprehur shqetësimin lidhur me ngjarjet. Në vijim, diplomatja shqiptare në Athinë, ka sqaruar se te dhënat zyrtare flasin për situata të ndryshme. Braho i ka sqaruar ho0mologët grekë se kanë qenë besimtarët ortodoks që kanë çarë rrethimin e forcave të policisë private, dhe pasi kanë hequr materialet rrethuese janë futur brenda në këtë objekt.

Ndërkohë, ‘lidhur me sulmin me gurë të pretenduar, rezulton se në oborrin e Konsullatës ka rënë një gur i përmasave relativisht të vogla, që sipas hetimeve paraprake, mendohet se ka rënë si pasojë e fërkimit me gomën e ndonjë makine’.

Ministria e Jashtme shqiptare ka kërkuar që ngjarjet të analizohen sipas fakteve me gjakftohtësi dhe vetëpërmbajtje dhe në kontekstin në të cilin ato ndodhin.

“Në mbrëmjen e datës 19 gusht, u thirr në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme greke zëvendës ambasadorja shqiptare në Athinë znj Ermira Braho. Gjatë takimit pala greke paraqiti shqetësimin lidhur me dy incidente, në Përmet si dhe goditjen me gurë të Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë në Gjirokastër. Në vijim, diplomatja shqiptare në Athinë, ka sqaruar se te dhënat zyrtare flasin për situata të ndryshme. Sipas informacioneve zyrtare, në datën 19.08.2013, disa besimtarë ortodoks janë afruar tek godina e shtëpisë se kulturës në Përmet duke çarë rrethimin e forcave të policisë private, dhe pasi kanë hequr materialet rrethuese janë futur brenda në këtë objekt. Më tej, dy besimtarë ortodoks janë paraqitur të plagosur në Spitalin Civil të Përmetit. Autoritetet përkatëse shqiptare kanë marrë në pyetje shtetasit në fjalë, për të sqaruar rrethanat e plagosjes së tyre, por asnjë prej tyre nuk ka pranuar të shpjegojë asnjë rrethanë hetimi. Lidhur me sulmin me gurë të pretenduar, rezulton se në oborrin e Konsullatës ka rënë një gur i përmasave relativisht të vogla, që sipas hetimeve paraprake, mendohet se ka rënë si pasojë e fërkimit me gomën e ndonjë makine. Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare kërkoi që ngjarjet të analizohen sipas fakteve me gjakftohtësi dhe vetëpërmbajtje dhe në kontekstin në të cilin ato ndodhin”, thuhet në deklaratën e shpërndarë për media të Ministrisë së Jashtme.