Obama: Ishujt Senkaku nën mbulimin e traktatit të sigurisë Uashington-Tokio

61

ObamaPresidenti amerikan Barack Obama siguroi sot se ishujt Senkaku në zemër të një përplasje kinezo-japoneze janë të mbuluara nga traktati i sigurisë mes SHBA-së dhe Japonisë, gjatë një interviste të dhënë për një të përditshme japoneze.

“Politika e SHBA-së është e qartë, ishujt Senkaku janë të administruara nga Japonia dhe hyjnë në kuadrin e artikullit pesë të Traktatit të Bashkëpunimit dhe të Sigurisë të arritur mes SHBA-së dhe Japonisë”, shpjegoi Obama gjatë një interviste të paraqitur nga “Yomiuri Shimbun”, gazeta më e madhe japoneze.

Presidenti amerikan duhet të mbërrijë sot në mbrëmje në Tokio për një vizitë zyrtare, etapa e parë e një turi aziatik që do e dërgojë në Korenë e Jugut, Malajzi dhe Filipine.
Ky pozicion ëshë paraqitur edhe nga funksionarë të tjerë të lartë amerikanë, mes të cilëve Sekretari për Mbrojtjen dhe zëvendëspresidenti, por është hera e parë që Obama shprehet persoanlisht mbi këtë çështje.