“Pala turke dhe ajo greke të ishullit të Qipros kanë arritur në një marrëveshje të përbashkët për të rihapur negociatat”, ka deklaruar në një komunikim për shtyp presidenca e Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTCB, e panjohur ndërkombëtarisht).
“Dy drejtuesit qipriot, ai grek Nicos Anastasiadhis dhe ai turk Dervis Eroglu, do të takohen në zonën jeshile, zonë kjo nën kontrollin e kaskove blu që ndan ishullin”, ka njoftuar KOB-ja në një deklaratë për shtyp. Sipas marrëveshjes së arritur, parashikohet që negociatat të rifillojnë javën që vjen, të martën, raporton ATA.
Bisedimet që nisën nën drejtimin e OKB-së u ndërprenë nga qipriotët turq kur qeveria e Qipros greke, e vetmja e njohur ndërkombëtarisht, morri presidencën e radhës të Bashkimit Evropian në verën e vitit 2012. Më pas kriza financiare në Qipron greke i shtyu edhe më shumë këto bisedime.