Jemi në këtë gjendje, sepse qeveria nuk ka as ndihmën e Perendimit dhe as para…
Eshte krijuar një gjendje shumë e nderë sot në Shqipëri. Turbullira e saj vjen nga fakti qe qeveria nuk ka para. Dhe kjo pritej. Të gjithë të tjerat janë fjalë. Po pse kjo gjendje varfërie qeveritare?
Sepse një qeveri si kjo ishte e paaftë të bënte reformat që do ta ngrinin përfundimisht shtetin shqiptar në nivelet perëndimore, dhe tregun shqiptar në efiçencën e ivestimeve për rritjen e pandërprerë të prodhimit shqiptar.
Kjo nuk u bë dot për dy vjet. Por ne jemi mësuar që të mos flasim vetëm për pasojën, por edhe për shkakun. Ku është optimizmi i Ramës që do të krijonte një Shqipëri nga e para? Ka humbur në nervozizmin e tij naiv dhe apolitik; sepse sigurisht që nuk e dinte që perëndimorët nuk mund të të japin para që gysmën e tyre ta shtierë në dorë korrupsioni, më në krye katër ministrat e Metës; dhe të vetë Metën që si skifter zhvat shqiptarët prej tetë vjetësh, të paktën. Dhe të tjerë kudo, në të gjitha aspektet financiare të shtetit. Ky është shkaku.
Domethënë e githë kjo kyçet vetëm te kjo pyetje: Pse nuk bëhet Reforma ne Drejtësi që të ngrihet personaliteti ynë si shtet dhe si shoqëri? Ai që di të mendojë pak politikisht e ka shpejt përgjigjen: “gjithçka është bllokuar nga Meta dhe Berisha” (ky është opinion popullor sot në Shqipëri): Berisha dhe Meta janë në unison. Vetëm naivet e besojnë “konfliktin” e tyre. Ata janë në “hallin më të madh të jetës së tyre”; sepse janë kapur në korrupsion me fakte nga shqiptarët dhe nga Perëndimi me agjensitë e tij.
Prandaj bejnë sikur; por nuk lënë asnjë refomë në drejtësi dhe në shtet. Berisha tallet duke nxjerrë injorantet e tij që këndojnë këngën e zvarritjës dhe të asgjësë.
Meta mbështetet te Berisha, kurse gjyqtarët vijonë “mbledhjen e pandërprerë te parave”.
Po Rama? Ky nuk dihet se ku është. Këlthet nëpër sheshe dhe nëpër dhoma se do të na bëjë një reformë tërësorë në drejtësi, por, fakti që ka nisur “tatimin e jashtëzakonshëm” njëlloj si injoranca kriminale e Enver Hoxhës së viteve 1945-1946; kuptohet që nuk ka asnjë reformë në bllokun e tij; por kërkon që paratë t’i gjeje duke varfëruar popullin. Dhe për këtë është i humbur. Shihet që nuk ka më inisiativë, dhe prandaj nuk kuptohet sesa është i lidhur dhe vetë më korrupsionin. Eshtë i bllokuar. Por do të quhej i tillë vetëm nëse vërtet e ka dashur reformën në vendosjen e drejtësisë në Shqipëri.
Kush nuk e ka kuptuar që edhe Nano, edhe Berisha, kanë rënë nga pushteti pikërisht pse nuk kanë dashur drejtësinë shoqërore, është naiv.
Dhuna nuk sjell dot produksion pushtetor më në Shqipëri. Është pamundësi absolute. As gjetja e përkohëshme e parasë.
Vetëm REFORMA; në drejtësi dhe në treg. Po si? Do të presim për ta parë – dy janë mundësitë: ose me reformë kundër krimit dhe korrupsionit shtetëror, dhe në Perëndim; ose me korrupsionin për një pushtet fantazmë, dhe me shqiptarët e revoltuar që askush nuk mund ta dije deri ku do shkojnë.
Nuk ka më mundësi askush në Shqipëri, asnjë lider, që të tallet me varfërinë e shqiptarëve, duke i varfëruar edhe më tej ata, ne emër të pushtetit të tij personal.
Kuptoje Rama këtë! nëse ndërkohë nuk është vonë, dhe ti do të ikësh njëlloj si të shumtët para teje, njëlloj si ata. Këtë s’e dimë… ende…