“Vetëm ata që prezantohen nga Këshilli Europian për zgjedhjen e Presidentit të Komisionit Europian, mund të hyjnë në garë dhe unë nuk vendos e vetme në këtë pikë”, është shprehur Merkel.
Merkel tha se shpresonte që procesi sidoqoftë, do të respektonte parimin e kandidatit prioritar, sipas të cilit partia që ka marrë më shumë vota në zgjedhjet europiane, do të ketë e para fjalën për postet kryesore.
“Gjërat janë shumë të komplikuara këtë radhë ndaj duhet të vazhdojmë të kërkojmë për një zgjidhje”, ka thënë në fjalën e saj Merkel.
Kandidati i preferuar për partitë popullore është gjermani Manfred Weber. Por, Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe pesha të tjera të rënda në BE, thonë se ai nuk ka karizëm të mjaftueshme për këtë post.