Merkel e përgjuar që prej 2002-shit?

55

MERKEL“Agjencitë e Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara ndoshta e kanë monitoruar telefonin e kancelares gjermane, Angela Merkel, që prej vitit 2002”, -shkruan në një raport “Der Spiegel”.

Publikimet gjermane tregojnë se janë parë dokumente nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë, të cilat tregojnë një listë me numrat e Merkelit, që nga viti 2002, përpara se ajo të bëhej kancelare.

 “Por natyra e monitorimit të telefonit të zonjës Merkel nuk është e qartë në raport”, -sqaron prestigjiozja gjermane.

Mund të jetë e mundur që bisedat e kancelares të jenë përgjuar, ose kontaktet e saj thjeshtë mund të jenë diskutuar.

Ky zbulim u bë në periudhën kur zyrtarët e inteligjencës gjermane po përgatiten të udhëtojnë për në Washington, javën e ardhshme, për të diskutuar për aktivitetet e shërbimeve amerikane të spiunimit.

Të mërkurën, sapo mori vesh për përgjimet, kancelaria gjermane i telefoni presidentit Barack Obama. Kreu i SHBA-ve i kërkoi ndjesë Merkel-it dhe i tha se nuk ka qenë në dijeni të përgjimeve dhe se po të  dinte diçka, do t’i kishte ndaluar përgjimet.

Por “Der Spiegel”, të dielën, citoi një burim të inteligjencës amerikane, i cili thoshte se kreu i NSA, Keith Alexander, i ka shkruar personalisht presidentit Obama, mbi përfshirjen e zonjës Merkel në operacionin e fshehtë, në vitin 2010.

“Obama nuk e ndaloi operacionin, por as nuk e vazhdoi”, -citohet një zyrtar i lartë i NSA-së.