Mediat gjermane: Thaci do të gjykohet për krime lufte

68

hashim thaciHashim Thaci, zëvendës kryeministri dhe ministri i jashtëm i Kosovës përballet me mundësinë e gjykimit për krime lufte.
Kështu shkruan e përditshmja gjermane Die Welt, duke theksuar se pavarësisht se njeriu i fortë i Kosovës po negocion me Brukselin përafrimin e vendit në BE, ai rrezikon të nxirret në gjyq nga Gjykata Speciale për Krimet e Luftës e votuar së fundmi në parlamentin e Prishtinës.
Duke theksuar se pseudonimi i kohës së luftës i Thaçit ishte “Gjarpri”, Die Welt shkruan se tashmë ish komandanti i UÇK-së do ta ketë vështirë të fshehë gjurmët e tij. 16 vjet mbas përfundimit të luftës, ka spekullime se ish – kryeministri ka urdhëruar vrasjen e serbëve, romëve dhe bashkëpunëtorëve shqiptarë të regjimit të Millosheviçit, shkruan gazeta gjermane.
Die Welt po ashtu përmend dhe një tregti të mundshme organesh, dhe duke iu referuar raporterit të Këshillit të Evropës Dik Marti e quan Thaçin bosin e organizatës së stilit mafioz që ka gisht në krimet më të rënda të luftës dhe në trafik droge.