MB: Policia është kthyer në krye të detyrës

58

ministria e brendshmeSipas raportit të publikuar nga Ministria e Brendshme për punën e zhvilluar nga Policia e Shtetit gjatë muajit janar 2014 dëshmohet qartë rritja e treguesve pozitiv të punës së policisë në zbardhjen e krimeve kundër personit apo krimit ekonomik.

Në buletinin mujor të publikuar gjatë kësaj jave nga Ministria e Brendshme vihet re qartë rritja e forcës së Policisë së Shtetit.
Sipas të dhënave, zbulueshmëria e krimeve kundër personit është në masën 92%. Janë sekuestruar 3,583 kg marihuanë. 51 persona janë proceduar për trafiqe të paligjshme. Janë kapur 242 persona në kërkim, 15 prej të cilëve në kërkim ndërkombëtar. 245 është numri i të arrestuarve për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe 49,958 janë masat administrative të marra për këtë shkelje. Përparësi i është dhënë luftës kundër krimit të organizuar që shënoi 43 të arrestuar, ndërsa 79 persona janë proceduar për veprën penale të korrupsionit. Policia e Shtetit ka administruar 13,694 telefonata nga publiku në numrin 129 dhe ka kryer 48,683 kontrolle mjedisesh e mjetesh.