Lirohet Kryeministri Zeidan, u rrëmbye nga “Dhoma e revolucionarëve të Libisë”

44

ali-zeidanËshtë liruar Kryeministri i Libisë, Ali Zeidan i cili u rrëmbye në të gdhirë të ditës së sotme nga disa forca rebele në kryeqytetin e vendit, Tripoli. Anëtarë të së ashtuquajturës “Dhoma e revolucionarëve të Libisë” një grupim, i cili ka qenë i punësuar nga qeveria për të garantuar sigurinë në Tripoli, ka kryer këtë akt.

Sipas deklarimeve të rrëmbyesve Kryeminsitri Ali Zeidan është mbajtur në ambientet e Ministrisë së Brendshme ndërsa akti është kryer për shkak të deklaratave të Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry, se qeveria Libiane ka qenë në dijeni të operacionit për arrestimin e terroristit të Al Kaedes i cili akuzohet për sulmet e vitit 98 në disa ambasada amerikane.

Ndonëse personat përgjegjës për rrëmbimin kanë deklaruar se ky ishte një akt-arrestim me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm, vetë zyra e Prokurorit deklaroi, se nuk ka lëshuar asnjë mandat arresti.