Kukësi-Tirana, tifozët bardheblu përplasen me njëri-tjetrin

98

Tifozët e ekipit të Tiranës janë përleshur me njëri-tjetrin në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Incidentet ndodhën teksa bardheblutë po humbisnin 2:0 përballë verilindorëve të Kukësit, ndeshje kjo e vlefshme për javën e tretë të Superiores. Për shuarjen e sherrit mes grupimit “Tirona Fanatis”, është dashur ndërhyrja e forcave të policisë, të cilët kanë nxjerrë jashtë stadiumit ultrasit kryeqytetas.

Shkak për përplasjen kanë qenë fyerjet e një grupi të tifozerisë ndaj presidentit të Tiranës, Refik Halili. Kjo ka bërë që ultrasit e tjerë të reagojnë dhunshëm dhe për rrjedhojë prodhuan incidentin gjatë ndeshjes.