Ka vrarë bashëshorten me një thikë dhe më pas është vetëvarur në një pemë. Krimi i dyfishtë ndodhi në Domgjon të komunës Fan në Mirditë. Viktimat jane Mark dhe Gjylestina Biba, përkatësisht 47 dhe 46 vjeç.
Xhelozia, dyshohet se është motiv i këtij krimi. Ndërkohë që mësohet se para se të kryente krimin burri ka lënë një letër 2 fëmijëve, 17 dhe 20 vjecarë .
Mendohet se krimi është kryer mbrëmjen e djeshme fakt që është vërtetuar pas ekspertizës mjekoligjore të kryer në 2 kufomat.
Çifti Biba jetonte prej disa kohësh në fshatin Rinia të Durrësit sëbashku me 2 fëmijët e tyre, ndërsa kishin udhëtuar drejt vendlindjes 1 ditë më parë.
Sipas policisë mendohet se në gridje e sipër Mark Biba ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij, duke e lënë të vdekur. Më pas në kushtet e tronditjes psikologjike Mark Biba ka marrë një litar dhe e ka lidhur në pemë dhe me pas është vetëvarur.
Letra: Kush ngre krye do ti këputet
Para se ti jepte fund jetës, Mark Biba ka lënë edhe një shënim që duket se është shkruar në shpejtësi pasi ka gabime të shumta, duke shpjeguar arsyet që e detyruan atë të vrasë bashkëshorten dhe me pas veten.
“Fëmijët të jetojnë të qetë megjithëse unë kam kryer këtë krim. Kush ngre krye do ti këputet”, mësohet të jetë përmbajtja e letrës.
Banorët e zonës kanë bërë të ditur se nuk kishin dëgjuar asnjë britmë që të dilte nga shtëpia ku po qëndronte çifti Biba.
Fqinji gjeti viktimat ne banese
Ka qenë një banor i zonës që kishte shkuar për të ftuar për kafe çiftin, porcka konstatuar trupin e pajetë të 47-vjeçarit të varur në pemë pak metra larg stanit, ndërsa brenda tij ka gjetur të vdekur edhe bashkeshorten e tij, e cila ishte e therur me thikë.
“Prej 13 vitesh jetonin në Durrës.Ata kanë shtëpinë atje, kanë dy fëmijë, kanë ardhur të mbjellin këtu tek stani prej 3 vjetësh. Tani ndodhi kjo ngjarje”u shpreh banori i zonës që gjeti trupat e pajetë .
Deshmite
“Ishin shumë punëntorë. Ne s’jemi zënë për asgjë. Fëmijët kanë ikur në varrim, i ka marrë një halle e tyre. Ata punonin në malësi lart. Kanë pasur një copë tokë. Këtu punonin, sa me jetu” tregon një fqinje e çiftit Biba
Cifti kishte konflikte
Familjarët e viktimave kanë bërë të ditur se prej 3 vitesh ka patur konflikte mes çiftit, por për shkak të largësisë nuk e mësuan asnjëherë arsyen.
“Probleme kanë pas ata. Vinin e punonin, shkonin e vinin, me motor vinin”tha Prend Biba, xhaxhai i viktimës.
Trupat transportohen me kamion
Ndërkohë trupat e pajetë janë transportuar drejt morgut, të vendosur në rimorkion e një kamioni. Ata janë mbuluar me një batanie dhe janë hedhur në një cep të rimorkios së kamionit me të cilën janë transportuar për disa kilometra pasi rruga ishte e keqe, dhe më pas ata janë vendosur në ambulancë për tu cuar drejt morgut.