Koreja e Veriut: Vijojmë me programin bërthamor, pamvarësisht perëndimit

70

korejaKoreja e Veriut është angazhuar të përforcojë potencialin e saj bërthamor duke e cilësuar të paligjshme dhe të padrejtë rezolutën për sanksione të mëtejshme të miratuara nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së kundër programeve të saj bërthamore dhe balistike.

“Përforcimi i potencialit tonë bërthamor është ushtrim legjitim në përputhje me të drejtat për vetëmbrojtje, një nismë e cila do të vijojë për aq gjatë sa do të vazhdojë politika armiqësore amerikane”, njoftoi Ministria koreano-veriore e Punëve të Jashtme në një deklaratë të publikuar nga media zyrtare.