Konflikti i pronës brenda fisit, një i vrarë tre të plagosur

51

policia-ne-patrull-300x225Krimi brenda familjes ka goditur sërish. Kësaj radhe shkak është bërë konflikti i pronësisë. Kushërinjtë në fisin Murri në Shkodër, janë konfliktuar dhe si pasojë 30-vjeçari Gjin Murri ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur rëndë.

Sipas Policisë së Shkodrës ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Vukatanë, ku pasi janë konfliktuar, kushërinjtë kanë qëlluar njëri-tjetrin me armë.

Gjin Murri është qëlluar me armë zjarri nga xhaxhai i tij Çesk Murri, i cili po ashtu raportohet sipas policisë të jetë plagosur, pasi ka marrë disa plumba në trup dhe aktualisht ndodhet në spital. Personat e tjerë të plagosur janë vëllai i viktimës, Aleks Murri dhe djali i Çesk Murrës, Nik Murri.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.