Kërcënohet Ambasada Britanike në Tiranë

59

ambasada angleseNjë letër me përmbajtje kërcënuese i është drejtuar Ambasadës Britanike në Tiranë para 6 ditësh nga një shtetas nga Kukësi. Kjo ka vënë në alarm shërbimet e Antiterrorit të Policisë së kryeqytetit, të cilët kanë nisur kërkimet për kapjen e autorit, pasi ai është identifikuar tashmë.

Letra i ishte dërguar selisë diplomatike më datë 15 gusht 2013 nëpërmjet postës, por adresa e shënuar në zarf ishte e rreme. Përfaqësuesit e Ambasadës menjëherë kanë vënë në dijeni Policinë e Tiranës, fillimisht nëpërmjet sallës operative, më pas kanë bërë edhe kallëzim me shkrim. Mësohet se në letër ishte shkruar:

“Do ju hedh në erë me eksploziv”. Paraprakisht ka nisur procedim penal në gjendje të lirë me akuzën e kanosjes dhe materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës.