Kapet mafia shqiptare e lidhur me “Ndragheta”

97

carabinieri-arrestoNjë bandë shqiptare që merrej me trafikimin e drogës dhe prostitucion është kapur sot nga policia italiane. Banda kishte shtrirë aktivitetin e saj të paligjshëm në Bergami, Reggio Emilia dhe Parma.

Hetimet që çuan në arrestimin e dy shqiptarëve nisën në dhjetor të vitit 2012. Operacioni i policisë për kapjen e tyre quhej “Vajzat”.

Shqiptarët K.A., 33 vjeç, dhe D.D., 38 vjeç u kapën me 3 kg kokainë.

Operacioni i policisë italiane i quajtur në gjuhën shqipe, ishte vazhdimi i operacionit të vitit 2012 ku mbetën të arrestuar dy shqiptarë të tjerë.

Armand Keçi, 37 vjeç, Alket Ajdini, 31 vjeç u arrestuan në dhjetor të 2012. Arrestimi i tyre çoi në kapjen e rreth 40 kg kokainë në muajt e fundit.

Lidhja me “Ndragheta”-n

Kjo bandë shqiptarësh kishte një aktivitet të gjatë në Itali, ku kanë formuar dhe një aleancë me mafien e njohur italian “Ndragheta”.

Mafia shqiptare ka vepruar në një trafik të gjatë në prostitucion, duke bashkëpunuar shpesh me shtetas rumunë. Ata gjithashtu janë marrë dhe me trafikimin e heroinës.

Mediet italiane raportojnë se Shqipëria, vitet e fundit është bërë një “magazinë” për kokainën që vjen nga Amerika e Jugut dhe për prodhimin e marijuanës.