Organizata e Ruajtjes së të Drejtave të Njeriut, HRW, ka publikuar një raport të katër organizatave të ndryshme, që kanë si subjekt profesional, ruajtjen dhe vëzhgimin e të drejtave të njeriut. Raporti prej 59 faqesh, prezanton 10 studime rastesh konkretë, që kanë të bëjnë me arrestime dhe përndjekje në bazë të nenit 347 bis të kodit penal të Kamerunit, i cili ndëshkon ‘raportet seksuale me person së të njëjtit seks’, me burgim deri në 5 vite. Raporti, ka konstatuar, se, shumica e personave të vënë nën akuzë për homoseksualitet, janë dënuar mbi bazën e provave të dyshimta, thuajse ineksiztuese.
Raporti përmend shumë raste, ku ligji kundër marrëdhënieve homoseksuale, është përdorur për larje hesapesh, duke treguar se deri në ç’nivel, ligji shndërrohet në subjekt abuzimi. Një nga këto raste, citohet të jetë ai i një kamerunasi, i cili pasi ishte takuar me dy miq në hollin e një hoteli, u akuzua për praktika homoseksuale dhe ju refuzua mbrojtja ligjore nga një avokat, gjatë procesit gjyqësor. Rasti i tij, është një rast ilustrues, që nxjerr në pah problemet e procedurave juridike dhe dhunimeve njerëzore në Kamerun, konkretisht përndjekjeve juridike penale për homoseksualitet.