Ata janë arratisur rreth oës 03:40 e së hënës në mëngjes nga divizioni i transferimit.
Kanë qenë 4 të arratisur, por njëri prej tyre është arrestuar rreth orës 07:20
Dy prej të arratisurve janë Endrit Bacaj dhe Xhelo Hasani.
Katër të burgosur, dy prej tyre shqiptarë dhe dy gjeorgjanë janë arratisur nga burgu Petrou Ralli në Athinë. Arratisja e tyre ka ndodhur para orës 07:30 të mëngjesit të së hënës.
Mediat helene raportojnë se shqiptarët ishin transferuar përkohësisht në burgun Petrou Ralli pasi pak ditë më parë ishin implikuar në episode të dhunshme në burgun Koridhalos.
Ata fillimisht kanë thirrur rojet për ndihmë kur një prej tyre u shtri në shesh dhe bënte të sëmurin.
Sapo rojet hynë në qeli, i kërcënuan me thikë të improvizuar dhe u morën armët.
Më pas zbritën në katin e parë, ku kërcënuan një tjetër polic që ndodhej në makinën e transferimit, morën makinën dhe u drejtuan në hyrjen e burgut ku përsëri kërcënuan me armë rojen.
Sipas informacioneve ka pasur një shkëmbim zjarri, por nuk pati persona të lënduar.
Policia u mobilizua duke arrestuar njërin prej të dënuarve, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e 3 të tjerë.